“Na mbyti era”, qytetari ankohet për kanalizimin që po rrjedh prej dy

0%

Një qytetar nga Prishtina ka dërguar një video në redaksinë e Gazeta Sinjali, duke ngritur shqetësimin për një problem me kanalizimin në rrugën “Shkupi”, afër Spitalit Amerikan. Sipas tij, rrjedhja e kanalizimit ka vazhduar për rreth dy muaj, ndërsa ankohet se deri tani nuk është marrë asnjë masë për sanimin e problemit.

“Na mbyti era”, ka thënë qytetari, duke kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse. Në pamjet e dërguara shihet rrjedhja e ujërave të zeza në afërsi të rrugës, ndërsa banorët dhe kalimtarët përballen me erën e rëndë dhe shqetësimin për kushtet higjienike.

Ende nuk dihet nëse institucionet lokale janë njoftuar zyrtarisht për këtë rast dhe kur pritet të ndërhyhet për rregullimin e problemit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com