Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier gjatë tre viteve të mandatit të tij në Kosovë, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në takim është diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, si dhe për ekonominë, zhvillimin, rritjen dhe mundësitë për shtimin e investimeve në Kosovë. “Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
