Spanja i jep leksion Francës dhe siguron finalen e Kupës së Botës

0%

Spanja ka dhënë një paraqitje të madhe në gjysmëfinale dhe ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026. “La Roja” kontrolloi ndeshjen me pjekuri, duke qenë më e rrezikshme dhe më efikase në momentet vendimtare, ndërsa Franca nuk arriti të gjente mënyrën për ta thyer mbrojtjen spanjolle. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 22-të.

Pas një ndërhyrjeje të Lucas Dignes ndaj Lamine Yamalit brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikel Oyarzabal, i cili mposhti portierin Mike Maignan dhe i dha avantazhin skuadrës së Luis de la Fuente. Franca tentoi të reagojë, por Spanja ishte shumë e organizuar. “Gjelat” krijuan disa raste, por nuk arritën të finalizonin aksionet e tyre.

Në pjesën e dytë, Spanja e goditi sërish. Në minutën e 58-të, Dani Olmo me një pasim të bukur gjeti Pedro Porron brenda zonës, ndërsa mbrojtësi spanjoll realizoi me goditje të parë për rezultatin 2-0. Franca u përpoq të rikthehej në lojë, me Kylian Mbappen dhe futbollistët ofensivë që kërkuan golin e shpresës, por mbrojtja spanjolle qëndroi e palëkundur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fitore, Spanja kalon në finalen e Kupës së Botës 2026, ndërsa Franca eliminohet pas një rrugëtimi të fortë në turne, ndërsa do të luajë për vendin e tretë. “La Roja” tashmë pret kundërshtarin e finales mes Argjentinës dhe Anglisë dhe është vetëm një hap larg lavdisë së madhe botërore .

Burimi: Telegrafi