Liga e Tretë fillon në shtator,e përbëjnë skuadra nga këto komuna

0%

Nga sezoni i ri 2026/27, i cili është planifikuar të fillojë në shtator, në Ligën e Tretë të Maqedonisë do të ketë një rajon të gjashtë. Gjithashtu ka një ndryshim për ndeshjen play-off për hyrje në ligën e dytë. Nga gjashtë rajonet, skuadrat e vendit të parë ose skuadrat që dalin kampion do të luajnë ndeshje play-off mes vete, fituesit do të hyjnë në ligën e dytë.

Pra, nuk do të ketë më skuadra nga liga e dytë për të luajtur një ndeshje play-off për mbijetesë në ligë. Rajoni i ri (i gjashti) do të përbëhet nga skuadra prej komunave Kumanovë/Likovë/Kratovë/Kriva Palankë/Staro Nagoriçane dhe komuna e Rankovcës. Së shpejti do t’ju informojmë për numrin e saktë të skuadrave që do të garojnë në ligë,

Burimi: Bota Sot