Mbyllet protesta e 92-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje për

0%

Qytetarë u mblodhën për të 92-tën ditë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në fillim, sikurse ditët e tjera, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përpara zyrës së Ramës, ata përsëritën sërish thirrjet për dorëheqjen e tij dhe vënien para drejtësisë.

Qytetarë të shumtë dhe aktivistë artikuluan shqetësimet e tyre, ndërsa apeluan për më shumë pjesëmarrje për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së Ramës. Aktivistja Sidorela Vatnikaj, që në nisje të protestës, bëri të qartë se nuk do të largohen nga sheshi derisa Edi Rama të pranojë kërkesën e tyre të panegociueshme.

“Shqipëria meriton të qeveriset nga një sistem demokratik, jo autokratik e kriminal. Ne nuk e lëshojmë sheshin pa ikur Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar. “, tha ajo. Aktivisti Arben Kola përmendi dokumentin ‘Besa’ të Ramës, teksa apeloi qytetarët që të refuzojnë takimet me përfaqësuesit e qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se qytetarët nuk mund t’u japin më besën atyre që i cilësoi si të pabesë, ndërsa iu tha t’i godasin me vezë e domate. “Mos pranoni takime me asnjë, por ndiqini si hajdutin nëpër ara, si hajdutin kur iu vjedh në xhep apo shtëpinë. Ashtu duhet të ndiqni edhe hajdutët e qeverisë. Tradhtarët ndiqini me vezë e domate. “, tha ai.

Gazetari Osman Stafa denoncoi se shërbimi i trombektomisë dhe arteriografisë nuk ofrohen ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama tre ditë më parë. “Para tre ditësh kryeministri publikoi një status të ministres së shëndetësisë.

U tha se nga sot qytetarët me goditje në kokë goditjet ishemike, do të kishin në shërbimin e tyre trombektominë dhe arteriografinë, dhe sot pas tre ditësh ata gënjyen. Sot shërbimet nuk jepen” , u shpreh gazetari. Mesazhe u përcollën gjithashtu edhe përmes pankartave. Protesta u mbyll me marshimin nëpër Tiranë dhe me thirrjet për dorëheqje.

Burimi: Bota Sot