Lëvizje e rëndësishme në futbollin e Maqedonisë. Trajneri Muarem Muarem do të prezantohet sot si trajner i ri i FC Skopje, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si strateg.
Ish-reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut dhe një nga emrat më të njohur të futbollit në vend, së fundmi trajner i Rabotniçkit, Muarem do të marrë drejtimin e skuadrës nga “Autokomanda” e Shkupit për sezonin e ri. Zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditës së sotme, kurse me punë Muarem do të fillojë nga dita e nesërme.
