Argjentina, me fanellën e fatit

0%

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, në program të mërkurën në Atlanta, është një ndeshje e mbushur me histori dhe kujtime.

Harry Kane dhe Lionel Messi do të kërkojnë një vend në finalen e turneut, por mendjet e shumë njerëzve kthehen shumë pas në kohë, pikërisht te data 22 qershor e vitit 1986, dita kur dy ekipet u përballën në çerekfinalen e Botërorit, në stadiumin “Azteca” të Meksiko Sitit, ku realizimet e Diego Armando Maradonës hynë në histori si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”.

Dyzet vjet më vonë, kampionët e botës në fuqi kërkojnë një avantazh përmes bestytnive, pasi FIFA ka konfirmuar se ata do të veshin fanellat e tyre të transfertës, ato bluashtu siç bënë në vitin 1986. Bëhet fjalë për rregullore, pasi Anglia, e cila u caktua si ekipi “pritës” për këtë ndeshje kishte të drejtën të zgjidhte ngjyrën e fanellës dhe “Luanët” natyrisht do të veshin të bardha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithëse nuanca ndryshon paksa, duket se kjo fanellë u sjell fat kampionëve të trefishtë të botës. Një tjetër përballje e kaluar me Anglinë që favorizon Argjentinën është ndeshja e fazës së 1/8-ave në vitin 1998: një barazim 2–2 në kohën e rregullt, i pasuar nga një fitore me penallti. Edhe atëherë, Argjentina kishte veshur fanelën e dytë, atë me ngjyrë bl.

Burimi: Bota Sot