Kampionët e Europës synojnë finalen e dytë në Botërorë

0%

Nëse ka rivalë që njihen shumë mirë këta janë Spanja e Franca, dhe “Furitë e Kuqe” do të luajnë sonte pikërisht përballë “gjelave” shanset e tyre për finalen e Kupës së Botës. Në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në 2024 në Gjermani, spanjollët ia dolën me përmbysje duke fituar 2-1 me një Lamin Jamal të shkëlqyer.

Një vit më vonë, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ishte sërish skuadra iberike që fitoi 5-4, dhe Jamal shënoi përsëri, plot dy gola, ndihmuar nga Niko Uilliams, Pedri dhe I përhershmi Mikel Merino. Çfarë pritet në stadiumin e Dallasit? Kampionët e Europës u përgatitën me qetësi, por të ndërgjegjshëm se nënkampionët e Europës cilësohen favoritë.

Kompanitë e basteve dhe analistët janë në një mendje, dhe madje diferenca në pritshmëri është e madhe. Sidoqoftë, trajneri Luis De La Fuente u ka thënë yjeve të tij që të mos mendojnë për parashikimet, por vetëm të përgatiten në maksimum. Lajmet janë të mira, pasi nuk ka më dëmtime, as pezullime, e Niko Uilliams u kthye disa minuta ndaj Belgjikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pikëpyetja e vetme duket nëse Pedri do të jetë titullar apo jo. De La Fuente foli në ekuilibër të plotë në konferëncën e shtypit. Trajneri iberik deklaroi se nuk ka rëndësi kush cilësohet favorit, se asgjë nuk arrihet pa vuajtje, dhe ftoi lojtarët e tij të marrin përgjegjësi, por pa qenë nervozë. Dueli pritet me ankth të madh në Spanjë dhe mediat sportive e kanë padyshim lajmin e ditës.

E përditshmja madrilene, “Marka”, titullon me besim: Kemi një zemër të madhe! Spanja kërkon finalen e saj të dytë në një Botëror, përballë një kolosi të futbollit! “Sfilatë për lavdinë”, – shkruan gazeta tjetër e Madridit, “AS”, – me Lamin Jamalin që kalon tunelin e shokëve në kombëtare!

Synonet finalja e dytë, Mbape, Olize e Dembele, pengesa e fundit!” Spanja merr kopertinën edhe në të përditshmen e Katalonjës, “El Mundo Deportiv” që e cilëson finalen e parë atë ndaj Francës, me foto të Lamin Jamalit e Mbapesë!

Pritet të shihet nëse Lamin Jamal do të jetë kthyer si dy vjet më parë në Europian, dhe nëse Mikel Merino do të shfaqet sërish si engjëlli mbrojtës I minutave të fundit.

Burimi: Bota Sot