Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”. Ai theksoi se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës .
Sipas informacioneve lëndimet janë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, deklaroi Gashi.
