Kush ia hapi dyert Milaim Zekës – dhe pse?

0%

Ka vite që Milaim Zeka del në studio televizive dhe etiketon njerëz të tjerë si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “spiunë” e “tradhtarë”. Shumë prej tyre janë njerëz me emër në jetën politike, intelektuale e kombëtare shqiptare. Sot, emri i tij del në një dosje ku Prokuroria përshkruan materiale që lidhen me një zyrtar të BIA-s serbe dhe që përfundojnë për publikim në emisionin e tij.

Ka edhe para të përmendura, ka kundërthënie mes “publikimit” dhe “përkthimit”, ka pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje. Kjo nuk do të thotë se Zeka është i akuzuar për spiunazh. Nuk është. Por më habit diçka tjetër: Si ka mundësi që televizionet më të mëdha shqiptare i hapin kaq lehtë dyert një njeriu që për vite me radhë ka komprometuar e etiketuar të tjerët me akuza ndër më të rëndat?

Dikush e fton. Dikush ia jep mikrofonin. Dikush ia ndërton autoritetin publik. Dhe kur sot dalin dokumente që e vendosin emrin e tij në një histori ku përmendet BIA serbe, pyetja nuk është më vetëm: Kush është Milaim Zeka? Pyetja është: Kush ia hapi dyert dhe pse?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot