Bayerni e nis mbrojtjen e titullit me fitore të thellë

0%

Shpërndaje në: Bayern Muncheni e ka nisur mbrojtjen e titullit të kampionit me fitore të thellë. Bayerni të premten mbrëma e fitoi derbin ndaj Stuttgartit në shtëpi me rezultatin 5:1. Bavarezët ditë më parë e fituan edhe Superkupën e Gjermanisë duke e mposhtur në finale Borussia Dortmundin me rezultatin 2:1. Dayot Upamecano e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 21-të.

Mysafirët i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 52-të me golin që e realizoi Josha Vagnoman. Tre minuta më pas, Michael Olise, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Bayernin. Vagnoman shënoi edhe autogol në minutën e 57-të për 3:1. Golin e katërt e realizoi Aleksandar Pavloviq në minutën e 82-të. Luis Diaz ishte realizatori i golit të pestë në minutën e 92-të.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ishte në bankën rezervë te Bayerni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha