Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Zvicrës, përkatësisht një person është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, ndërsa një shtetas kosovar është sjellë nga Zvicra në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më , shtetasi kosovar H.M. është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërkaq, më , nga Zvicra në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar P.S., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Sipas Policisë, ky ekstradim është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve përkatëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
