Amir Shaipi është prezantuar nga Kastejon. Portieri shqiptar do të luajë pikërisht në La Liga 2. Kontrata e firmosur me Kastejon është 4-vjeçare. Gardiani i përfaqësueses së Kosovës do e ketë eksperiencën e parë jashtë Zvicrës. Për herë të fundit mbrojti pikërisht portën e Luganos. Shaipi ndërkohë është 26 vjeç. Raportimet e para tregojnë se shuma e transferimit është 1 milion euro.
Shaipi iu bashkua sot stërvitjes me ekipin e ri.
Burimi:
Bota Sot
