Rriten masat e sigurisë para gjysmëfinales Angli – Argjentinë në

0%

Autoritetet policore në Atlanta kanë njoftuar se do të zbatojnë masa të shtuara sigurie për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të mërkurën.

Policia e Atlantës bëri të ditur se janë angazhuar personel dhe burime shtesë në stadium, zonat e argëtimit dhe hapësirat me fluks të madh vizitorësh, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë këtij eventi të rëndësishëm sportive, raporton BBC/ Masat janë marrë edhe për shkak të rivalitetit historik mes dy vendeve, i cili lidhet me Luftën e Falklandit të vitit 1982.

Policia amerikane theksuan se synimi është parandalimi i incidenteve dhe krijimi i një atmosfere të sigurt për tifozët dhe vizitorët. Ndërkohë, pas fitores 3:2 të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, disa lojtarë argjentinas u filmuan duke kënduar një këngë që përmendte Ishujt Falkland, si dhe legjendat Diego Maradona dhe Lionel Messi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në prag të sfidës, Federata e Veteranëve Argjentinas të Luftës u bëri thirrje tifozëve që të ndajnë sportin nga politika dhe të fokusohen vetëm te futbolli. Edhe portieri i Anglisë, Jordan Pickford, u shpreh se kjo përballje duhet parë vetëm si një ndeshje futbolli, duke theksuar se “futbolli do të flasë në fushë”.

Policia britanike, ndërkohë, ka lavdëruar sjelljen e tifozëve anglezë në Shtetet e Bashkuara, por u ka bërë thirrje tifozëve në Angli të tregojnë të njëjtën sjellje, pasi fundjavën e kaluar u regjistruan mbi 500 incidente të lidhura me futbollin dhe më shumë se 100 persona u arrestuan pas ndeshjes Angli–Norvegji.

Burimi: Bota Sot