Thirrja e ATK-së për qytetarët që lëshojnë prona me qira ose në

0%

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më ka njoftuar se të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, duhet t’i deklarojnë të ardhurat dhe t’i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

ATK ka treguar se e njëjta vlen edhe për personat që e ushtrojnë këtë veprimtari përmes platformave elektronike, si ‘Airbnb’ ose platforma të tjera të ngjashme.

Sipas njoftimit të tyre, kjo ka ardhur pas një analize të të dhënave në kuadër të aktivitetit për identifikimin e ekonomisë joformale, analizë kjo që ka konstatuar se një numër personash kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e pronave, por që nuk janë regjistruar në ATK dhe nuk kanë deklaruar të ardhurat e detyrimet tatimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të kësaj, ATK-ja u ka bërë thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave që sa më parë t’i përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre tatimore si; Paisja me Numër Fiskal pranë ATK-së, nëse nuk janë të regjistruar; Deklarimi i të ardhurave të realizuara; dhe Pagesa e detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

ATK poashtu ka rikujtuar se disponon informacione, të dhëna dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave.

“Nëse këta persona nuk përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre, ATK do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë: regjistrimin sipas detyrës zyrtare, kur plotësohen kushtet ligjore; vlerësimin e detyrimeve tatimore bazuar në informacionet, të dhënat dhe provat që disponon; ngarkimin e interesave dhe gjobave; si dhe ndërmarrjen e masave të tjera administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni tatimor.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, nga ATK-ja kanë thënë se do të mbesin të përkushtuar në promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: Kallxo