Dyshimet për spiunazh: Edhe dy muaj prapa grilave për Fatmir Shehollin

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh. Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj Shehollit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale të “spiunazhit në vazhdimësi”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga Prokuroria Speciale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com