Zelensky i kërkon 300 raketa “Patriot” për dimër

0%

Kiev do të përshtatë sistemin alternativ europian të mbrojtjes raketore të njohur si “Freyja”, derisa shtohen sanksionet kundër grupeve shtetërore ruse të hakërrimit, ka raportuar të martën () gazeta “The Guardian” në ditën 1.602 të luftës në Ukrainë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur marrëveshjen me aleatët për mburojën raketore antibalistike të mbështetur nga Europa si alternativë ndaj sistemit amerikan “Patriot” – por ka theksuar se Kievi ende ka nevojë për interceptorët amerikanë për momentin dhe për dimrin e ardhshëm.

Zelensky ka thënë se projekti i mbrojtjes “Freyja”, që e ka origjinën në Ukrainë, do të zhvillohet gjatë 12 muajve të ardhshëm. “Një nga mënyrat kryesore për të forcuar pozicionin tonë kolektiv duhet të jetë një paketë dimërore e raketave të mbrojtjes ajrore”, ka shkruar Zelensky. “Ne kemi llogaritur se kjo paketë duhet të përfshijë 100 raketa ‘Patriot’ në muaj, 300 raketa për dimër”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka premtuar Ukrainës licencën për prodhimin e raketave “Patriot”, por megjithëse Kievi e ka mahnitur botën me aftësitë inovative të prodhimit vendor të armëve, kompleksiteti ekstrem i interceptorëve dhe prodhimi i ngadaltë i pjesëve kritike nga nënkontraktorët amerikanë nënkupton se prodhimi i “Patriotëve” ka të ngjarë të jetë zgjasë shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë Ukraina dhe nëntë vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën, do të ndërtojnë programin e përbashkët të mbrojtjes nga raketat për Europën, duke përdorur përvojën e Kievit në luftimin e pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se katër vjet. Liderët europianë u takuan të hënën me Zelenskyn për bisedime në Paris.

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshjen për të marrë pjesë në kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, që do të thotë se firmat britanike do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë armë të paguara nga fondet.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpallur planin e veprimit për Kievin për 16 avionë luftarakë “Rafale”, të parët prej të cilëve pritet të “ngrihen në qiell” deri në vitet 2028-2029.

Kievi do të sigurojë gjithashtu një grup fillestar të njësive të mbrojtjes nga raketat SAMP/T të gjeneratës së re, “të cilat do të plotësojnë sistemet që do të dorëzohen me raketat e tyre në javët e ardhshme”, ka thënë Macron.

Ai ka shtuar njashtu se forca shumëkombëshe për Ukrainën, që do të vendoset në rast të një armëpushimi, do të zhvillojë ushtrime në vendet fqinje në muajt e ardhshëm. Kjo do të “vërtetojë planet tona të vendosjes dhe do të demonstrojë se ne jemi të gatshëm, të vendosur dhe të besueshëm”, ka thënë Macron. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo