Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. Sipas dyshimeve, ata kanë pasur qëllim shitblerjen e disa parcelave pa dijeninë e pronarit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Çlirimi’ në Mitrovicë, më , rreth orës .
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim.” – thuhet në raportin e policisë.
Pas konsultimeve me prokurorin, policia ka njoftuar se është kryer bastisje në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin. Po ashtu bëhet e ditur se policia ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari tjetër tek i cili është sekuestruar një veturë dhe një telefon.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të cilët fillimisht i kishte intervistuar.
