Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar disa raste të lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë. Gjatë aksionit janë identifikuar edhe konsumatorë me borxhe të papaguara ndaj kompanisë.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ndaj të gjitha rasteve të konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve edhe në zona të tjera. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
