​Trump: Bizneset amerikane janë të gatshme të investojnë në Mal të Zi

0%

Presidenti amerikan Donald Trump është kujdesur që në urimin dërguar homologut të tij nga Mali i Zi, Jakov Milatov, me rastin e 13 Korrikut, Ditës së Shtetësisë së këtij vendi, të fusë edhe “dëshira” për bashkëpunim ekonomik. Shefi i Shtëpisë së bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Malin e Zi në shumë projekte të kësaj fushe.

“Sektori privat i Shteteve të Bashkuara, nxitësi më dinamik në botë i investimeve, rritjes dhe inovacionit, është në pozitë ideale që me Malin e Zi të bashkëpunojë në projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë, sigurisë dhe teknologjisë” , ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, mes tjerash, në urimin drejtuar presidentit malazez,Milatoviq, me rastin e 13 Korrikut – Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.

Presidenti amerikan shtoi se pret që partneriteti mes dy vendeve të zgjerohet në vitet e ardhshme, duke veçuar rëndësinë e marrëveshjes së fundit ndërqeveritare. Në urimin e tij, Trump theksoi se Dita e Shtetësisë është një mundësi për të shënuar miqësinë e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Malit të Zi, të ndërtuar, sic tha, gjatë më shumë se 120 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo është një lidhje që është forcuar edhe më tej që kur Mali i Zi, pak më shumë se dy dekada më parë, rivendosi pavarësinë e tij ”, raportin Vijesti. Trump vlerësoi gjithashtu aleancën mes dy vendeve në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike.

“Jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Malit të Zi, aleatit tonë”, tha Trump, duke u uruar qytetarëve të Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.

Burimi: Bota Sot