Kylie Jenner mahnit me bikini rozë metalike, ylli pozon për fushatën

0%

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka pozuar me bikini rozë metalike për fushatën e re të markës së saj KHY. Ylli 28-vjeçar u shfaq duke u freskuar nën një spërkatës uji gjatë xhirimeve, ndërsa më pas pozoi edhe me një veshje të zezë, duke promovuar bashkëpunimin e radhës të markës së saj me “Frankies Bikinis”.

Kylie ndau disa nga momentet e setit fotografik në Instagram, duke shprehur emocionin për rikthimin e bashkëpunimit me Francesca Aiello, themeluesen e “Frankies Bikinis”. “Është shumë kënaqësi të krijosh me miqtë dhe të shohësh njëri-tjetrin duke bërë atë që duam”, shkroi ajo krahas fotografive, shkruan DailyMail.

Përveç famës si pjesë e familjes Kardashian-Jenner, Kylie ka ndërtuar një perandori biznesi me markat e saj, përfshirë Kylie Cosmetics, KHY, Kylie Skin dhe Kylie Baby, duke u kthyer në një nga figurat më të suksesshme të industrisë së bukurisë dhe modës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi