Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin e zhytjes në Shqipëri

0%

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin e zhytjes në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes dy forcave.

Sipas njoftimit të FSK-së, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin dhe rifreskimin e njohurive profesionale në fushën e zhytjes, me fokus në teknikat moderne, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes. Gjatë këtij programi, pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar edhe për kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin “buddy”, si dhe për zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrime praktike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FSK ka bërë të ditur se përmes këtij trajnimi janë forcuar kapacitetet profesionale të pjesëtarëve të saj për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore.

Burimi: Telegrafi