“Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi”, Ymeri reagon pas

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar pas publikimit të një qytetareje për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Qytetarja kishte publikuar pamje nga kushtet në këtë klinikë, duke thënë se nuk po kërkohet luks, por vetëm minimumi i nevojshëm për fëmijët që marrin trajtim.

Për këtë rast ka reaguar Ymeri, e cila ka kritikuar menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe paraqitjen publike të zyrtarëve. “Si në çdo qeveri të korruptuar, institucionet katastrofë të menaxhuara po ministrat me paraqitje të kuruar. Spitalet pa çarçafë e pa kurrfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi”, ka shkruar Ymeri.

Qytetarja publikon gjendjen në Pediatrinë e QKUK-së: Nuk po kërkojmë luks, por minimumin Ajo i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të krahasojë kushtet e pacientëve me paraqitjen e tij. “Ftoj ministrin të krahasojë pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pyetja është pse nuk po ndërrohen për fëmijët çarçafët e shtrati, por po vezullojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka shkruar ajo. Reagimi i deputetes së zgjedhur vjen pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së.

Burimi: Telegrafi