Presidenti gjerman: Rusia ka shkatërruar arkitekturën evropiane të

0%

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka shkelur arkitekturën evropiane të sigurisë, ndërsa paralajmëroi se Evropa po përballet me një periudhë të re sfidash gjeopolitike.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF, Steinmeier tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndryshimet në politikën amerikane përbëjnë një “pikë kthese të dyfishtë historike”, duke kërkuar një qasje realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare. “Rusia, me sulmin e saj ndaj Ukrainës në vitin 2022, theu arkitekturën evropiane të sigurisë”, u shpreh presidenti gjerman.

Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, Steinmeier tha se administrata e presidentit Donald Trump po reflekton një ndryshim në perceptimin e vlerave tradicionale, por theksoi se Gjermania dhe Evropa vazhdojnë të kenë nevojë për partneritetin me SHBA-në. “N e kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Gjermaninë dhe Evropën është thelbësore të mbrojmë rendin ndërkombëtar, ligjin dhe rregull at”, tha ai. Presidenti gjerman shprehu gjithashtu shqetësim për rritjen e forcave populiste dhe ekstremiste, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë me përgjegjësi për të mbrojtur demokracinë.

“Kur qytetarët shkojnë në votime, nuk vendosin vetëm për një parti politike, por edhe për ruajtjen e sistemit demokratik apo hapjen e rrugës për alternativa autoritare ”, deklaroi Steinmeier.

Në planin e brendshëm, ai përshëndeti reformat e fundit të qeverisë federale në fushën e pensioneve, shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore, duke theksuar se suksesi i tyre do të varet nga rritja ekonomike dhe zbatimi i qëndrueshëm i tyre.

Burimi: Bota Sot