Policia heton dyshimin për helmim nga ushqimi në një lokal në

0%

Disa persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restaurant në Prishtinë. Policia ka konfirmuar rastin dhe ka nisur veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse. Zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, ka konfirmuar se më është pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave.

“ Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka deklaruar Pllana.

Burimi: Bota Sot