Bashkimi nis përgatitjet javën e ardhshme

0%

Me një vonesë të konsiderueshme, skuadra e Bashkimit nga Kumanova do t’i nisë përgatitjet për sezonin e ri gjatë javës së ardhshme. Në Kumanovë për një kohë të gjatë pritej të ndodhte diçka konkrete dhe, sipas informacioneve aktuale, trajner i ri i Bashkimit do të jetë Muarem Muarem. Ai do ta drejtojë seancën e parë stërvitore të mërkurën, duke shënuar fillimin zyrtar të përgatitjeve.

Ndihmës i tij do të jetë Armend Alimi, i cili vetëm pak javë më parë i dha fund zyrtarisht karrierës së tij të pasur si futbollist. Sa i përket përbërjes së skuadrës, më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. Një pjesë e madhe e futbollistëve që luajtën sezonin e kaluar për Bashkimin tashmë janë larguar dhe kanë vazhduar karrierën në klube të tjera.

Burimi: Bota Sot