Forca e Sigurisë së Kosovës ka zgjeruar praninë e saj në misionin ndërkombëtar në Gazë, ku pjesëtarë të rinj i janë bashkuar kontingjentit të angazhuar në operacionin stabilizues. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social X, ku është theksuar se ushtarët e rinj do të kontribuojnë në fusha të ndryshme, përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.
“FSK mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftim. Angazhimi i FSK-së në këtë mision konsiderohet një hap i rëndësishëm në pjesëmarrjen e Kosovës në operacionet ndërkombëtare për siguri dhe stabilitet, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Misioni në Gazë synon të mbështesë përpjekjet për ruajtjen e rendit, forcimin e institucioneve të sigurisë dhe stabilizimin e situatës në territor, në kuadër të një iniciative ndërkombëtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
