Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me skuadrën e Bërnlit, me të cilën është nën kontratë edhe pse nuk di akoma nëse do të vazhdojë me të në Championship apo do të ndërrojë ekip gjatë verës. Futbollisti ka udhëtuar me ekipin në SHBA ku do të zhvillohet faza përgatitore dhe disa ndeshje miqësore.
Për çudinë e të gjithëve, Broja nuk ishte as në stol për duelin ndaj Sinsinatit të dy ditëve për parë. Por trajneri i ri, Niki Hejën, i emëruar vetëm dy ditë më parë, ka ndryshuar përsëri gjithçka. Në duelin e sotëm miqësor që Bërnli luan ndaj Kolumbus Kru, Broja e sheh veten jo vetëm pjesë të ekipit, por mes titullarëve.
Një kthesë e çuditshme sa i përket trajtimit të sulmuesit, i cili ishte lënë jashtë planeve të klubit edhe në fundin e sezonit të kaluar, por që duket se mund të ketë shansin të tregojë sa vlen me trajnerin e ri.
