Në e-auto sllallom, në katër gara, katër fitues të ndryshëm

0%

Leonora Krasniqi, Berna Kosova, Visar Gjikolli e Belkim Fazliu janë fitues të garave të para në e-auto sllallom, të cilat u mbajtën të dielën. Leonora Krasniqi e KMD ishte fituese e garës së parë në konkurrencën e femrave. Pas dy vozitjeve, ajo pati kohën .718 minuta. Pas saj u renditën Erda Kahrimani e Berna Kosova, po ashtu të KMDK. Në garën e dytë gjërat ndryshuan.

Shkalla më e lartë e podiumit i takoi Berna Kosovës (KMDK) me kohë .824 minuta, e shoqëruar nga Samire Jupolli (Eurogoma RT) dhe Erda Kahrimani (KMDK). Edhe në konkurrencën e meshkujve renditja në dy garat ishte shumë e ndryshme. Në garën e parë shkëlqeu Visar Gjikolli (KMDK), i cili pas dy vozitjeve pati kohë .802 minuta.

Shkallët e podiumit u plotësuan me Genc Maculën (Eurogoma RT) dhe Belkim Fazliun (AK Prizreni D&G). Belkim Fazliu doli fitues i garës së dytë, me kohë .628 minuta. Kësaj radhe në podium u gjendën dy të rinj, të cilët i befasuan “veteranët” e kësaj disipline. Në pozitën e dytë u rendit Baran Karabeg (Spirit Karting Kosova), ndërsa e treta Endrit Tytynxhiut (AK Prizreni D&G).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gara 1 – femrat 1.Leonora Krasniqi – KMDK 2.Erda Kahrimani – KMDK 3.Berna Kosova – KMDK 4.Samire Jupolli – Eurogoma RT Plasmani ekipor 1.KMDK 47 pikë 2.Eurogoma RT 10 Gara 2 1.Berna Kosova – KMDK 2.Samire Jupolli – Eurogoma RT 3.Erda Kahrimani – KMDK 4.Leonora Krasniqi – KMDK Plasmani ekipor 1.KMDK 42 pikë 2.Eurogoma RT 15 Gara 1 – meshkujt 1.Visar Gjikolli – KMDK 2.Genc Macula – Eurogoma RT 3.Belkim Fazliu – AK Prizreni D&G 4.Endrit Tytynxhiu – Prizreni D&G 5.Sandër Xërxa – AK Prizreni D&G 6.Baran Karabeg – Spirit Karting Kosova 7.Loris Rexhepi – Klubi Auto Kosova Ferizaj 8.Vigan Baxhaku – KMDK Plasmani ekipor 1.AK Prizreni D&G 30 pikë 2.KMDK 23 3.Eurogoma RT 15 4.Spirit Karting Kosova 6 5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4 Gara 2 1.Belkim Fazliu – AK Prizreni D&G 2.Baran Karabeg – Spirit Karting Kosova 3.Endrit Tytynxhiu – AK Prizreni D&G 4.Visar Gjikolli – KMDK 5.Vigan Baxhaku – KMDK 6.Genc Macula – Eurogoma RT 7.Loris Rexhepi – Klubi Auto Kosova Ferizaj 8.Sandër Xërxa – AK Prizreni D&G Plasmani ekipor 1.AK Prizreni D&G 35 pikë 2.KMDK 18 3.Spirit Karting Kosova 15 4.Eurogoma RT 6 5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4

Burimi: Bota Sot