Futbollisti i Kombëtares i ka idetë e qarta për klubin e Serisë A

0%

Marash Kumbulla nuk di ende se ku do të vazhdojë karriera e tij pas dy huazimesh radhazi në La Liga. Ai do të nisë nesër fazën përgatitore me Romën, me të cilën është ende nën kontratë, pa pasur një ide të qartë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e verdhekuqve, apo nëse do të transferohet përsëri në klub tjetër.

Por futbollisti ka lënë të kuptohet që nëse largohet nga Roma, duhet ta bëjë përfundimisht, për të mos qëndruar me periudha afatshkurtra në klube të tjera pa ditur të ardhmen. “Merkato? Nuk e di ende. Për momentin jam në Romë, pastaj do të shohim nëse mund t’i luaj letrat e mia apo nëse do të kërkojmë një zgjidhje të ndarë me klubin.

Nëse qëndroj në Romë, mirë, nuk kam pasur kurrë probleme. Përndryshe, shpresoj të shkoj në një klub ku të mund të qëndroj për disa vite, ku ka një projekt me pak fjalë. Itali apo Spanjë? Nuk ka rëndësi, megjithëse mendoj se Serie A dhe La Liga janë kampionatet që më përshtaten më shumë. Të luaj jashtë vendit më ka ndihmuar; jam rritur shumë në çdo pikëpamje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është një përvojë që të pasuron dhe do t’ua rekomandoja të gjithëve”, ishin fjalët e Kumbullës.

Burimi: Bota Sot