Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe ndaj arbitrimit pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës. Futbollisti zviceran kritikoi ashpër gjyqtarin e takimit, duke pretenduar se vendimet gjatë gjithë ndeshjes favorizuan Argjentinën. “Në gjithë karrierën time, nuk kam luajtur kurrë në një ndeshje që të më dukej kaq e padrejtë.
Nga këndvështrimi i arbitrimit, ishte një ndeshje e njëanshme. Të gjitha vendimet shkuan në favor të Argjentinës”, deklaroi Akanji. Deklaratat e mbrojtësit të Zvicrës vijnë menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botë.
