Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën , në të gjitha pikat kufitare hyrëse dhe dalëse nuk janë raportuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa koha e pritjes për kalimin e kufirit nuk i kalon pesë minutat.
Megjithëse gjatë kësaj periudhe të vitit pritet shtim i lëvizjeve për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime verore, aktualisht situata mbetet e qetë dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht. Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen rregullisht për përditësimet para se të nisen drejt pikave kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
