Parandalohet futja e kontrabandës në Burgun e Dubravës, sekuestrohen

0%

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës, falë një operacioni të koordinuar të zhvilluar mbi bazën e informacioneve të inteligjencës.

Sipas SHKK-së, aksioni u realizua nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë. Gjatë bastisjes së planifikuar, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë, si dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme. SHKK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet korrektuese të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com