Vetaksident në Gurrakoc, një person lëndohet

0%

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut. Sipas Policisë, rreth orës një veturë ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi. Nga pamjet e siguruara nga mediumi lokal, Istogu Sot shihet vetura ka goditur shtyllën elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti. Një veturë del nga rruga dhe përplaset në shtyllë elektrike në Gurrakoc të Istogut Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com