Tragjike në Berat: Hyri për t’u freskuar, 15-vjeçari mbytet në lumë

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për t’u larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg, pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e kanë transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht./ tvklan.al Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com