25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

0%

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, njoftoi Zahiti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Burimi: Bota Sot