SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit pasi Teherani mbyll

0%

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake në orët e para të 12 korrikut kundër Iranit, pasi Teherani deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe forcat iraniane goditën një anije kontejner me flamur të Qipros, duke përshkallëzuar tensionet në një nga rrugët ujore më strategjike në botë.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se ka nisur një rund të tretë sulmesh këtë javë, pasi trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) sulmuan anijen M/V GFS Galaxy teksa ajo po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Një anëtar civil i ekuipazhit është i zhdukur dhe anija nuk është në gjendje të vazhdojë udhëtimin për shkak të një zjarri në bord dhe dëmtimeve të konsiderueshme në dhomën e motorëve”, tha CENTCOM përmes një deklarate.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“SHBA-ja po i vendos Iranit një kosto të lartë, duke vazhduar t’ia dobësojnë aftësinë për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë lirshëm përmes ngushticës”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se sulmet po kryhen me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth, e vuri në pah mesazhin e Uashingtonit me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi: “Irani bëri një zgjedhje të keqe. Tani po e paguan çmimin”.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se forcat amerikane kanë goditur radarët iranianë të vëzhgimit ajror, sistemet e mbikëqyrjes detare, objektet për ruajtjen e raketave dhe dronëve, vendet nga ku lëshohen raketat dhe dronët dhe raketahedhësit tokë-ajër, me qëllim që të dobësojë kapacitetet ushtarake të Teheranit.

Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime në jug të Iranit pas sulmeve. Transmetuesi shtetëror IRIB njoftoi se u dëgjuan tri shpërthime në Bandar Abas dhe dy në Sirik, ndërsa shpërthime të tjera u raportuan edhe në ishullin Keshm, që të gjitha afër Ngushticës së Hormuzit.

Irani mbyll rrugën ujore, paralajmëron hakmarrje Operacioni i fundit amerikan vjen pasi Irani kreu një nga lëvizjet më kyç në konfrontimin me Uashingtonin: mbylli Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të dytë.

Në një deklaratë të transmetuar nga IRIB, marina e IRGC-së tha se disa anije kishin tentuar të kalonin përmes ngushticës duke përdorur atë që e përshkroi si një “rrugë të paautorizuar” ose “”ë pamiratuar”, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura. “Një anije, që rrezikoi sigurinë detare duke fikur sistemet e saj, u godit dhe u detyrua që të ndalej”, tha IRGC-ja, pa e identifikuar anijen.

IRGC-ja bëri të ditur se një anije u godit fillimisht me atë që e përshkroi si një “të shtënë paralajmëruese”, përpara se të ndalohej. “Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe deri në përfundimin e ndërhyrjeve amerikane në këtë zonë. Asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë”, u tha në njoftimin e Gardës Revolucionare të Iranit.

IRGC-ja paralajmëroi se çdo veprim i mëtejshëm ushtarak kundër Iranit do të shkaktojë një “përgjigje të ashpër”, duke paralajmëruar se mund të goditen edhe baza të tjera ushtarake në rajon. Ndërkohë, Organizata e Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare (UKMTO) njoftoi se ka pranuar një raport për një incident nëntë milje detare larg brigjeve të Omanit.

“Autoritetet ushtarake kanë raportuar se një anije kontejner ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme të saj, duke shkaktuar një zjarr në bord”, tha UKMTO. Raporti i organizatës për siguri detare përputhet me njoftimin e CENTCOM-it, sipas të cilit anija me flamur të Qipros ka pësuar dëmtime të mëdha dhe nuk është më në gjendje të vazhdojë udhëtimin.

Përpjekjet diplomatike Përshkallëzimi ushtarak vjen në kohën kur përpjekjet diplomatike në Oman duket se po dështojnë. Sipas Teheranit, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u takua me ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, për të diskutuar mekanizmat për garantimin e lundrimit të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Më herët, Omani kishte bërë të ditur se diskutimet me Iranin do të vazhdonin si në nivel teknik, ashtu edhe politik, me synimin për të arritur marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për lundrimin në këtë rrugë ujore. Në këto bisedime nuk morën pjesë zyrtarë amerikanë.

Radio Evropa e Lirë ka mësoi nga burime diplomatike se ndërmjetësit nga Omani i dorëzuan delegacionit iranian disa propozime që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për lundrimin detar. Zyrtarë të lartë nuk pranuan të komentojnë për përmbajtjen e këtyre propozimeve.

Sipas burimeve diplomatike, që kanë njohuri për diskutimet, Irani u largua nga negociatat duke thënë se do të rikthehej pasi të arrinte një qëndrim të brendshëm të unifikuar lidhur me propozimet, të cilat do të lejonin lirinë e lundrimit në ujërat e Omanit, në pjesën jugore të ngushticës, pa vendosjen e tarifave.

Pak mëvonë, aparati iranian i sigurisë reagoi duke qëlluar mbi një anije tregtare dhe duke shpallur mbylljen e ngushticës. Në muajt e fundit, presidenti Trump ka promovuar atë që e ka quajtur “Autostrada Jugore” – një rrugë detare që i mban anijet më pranë bregdetit të Omanit dhe më larg ujërave territoriale iraniane.

Teherani vazhdimisht ka ngulur këmbë se vetëm rruga që ai preferon, e cila kalon më pranë bregdetit iranian, është e sigurt dhe edhe më parë është akuzuar për sulme ndaj anijeve që përdornin rrugën përmes ujërave të Omanit. Retorika e ashpër rrit rrezikun për zgjerim të konfliktit Përplasja e fundit u zhvillua në një klimë politike gjithnjë e më të tensionuar.

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua për hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ali Khamenei, duke thënë se hakmarrja “duhet të bëhet patjetër”. “Kjo çështje nuk varet as nga ekzistenca ime personale dhe as nga ajo e zyrtarëve të tjerë.

Pavarësisht nëse jemi apo jo këtu, ajo do të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se Irani kishte përpiluar një listë personash që do të ishin caqe. Disa orë më herët, Trump paralajmëroi se çdo tentativë për ta vrarë do të sillte një kundërpërgjigje të ashpër ushtarake nga SHBA-ja.

“Një mijë raketa janë gati për t’u lëshuar dhe janë drejtuar ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndërsa mijëra të tjera do të pasojnë menjëherë”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social, duke shtuar se SHBA-ja do ta “shkatërronte plotësisht” Iranin nëse një kërcënim i tillë do të materializohej.

Këto këmbime deklaratash vijnë pas një armëpushimi të përkohshëm që ndaloi për një kohë të shkurtër luftimet, pas konflikti shpërtheu në fund të shkurtit me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Trump më pas deklaroi se armëpushimi ka marrë fund, ndonëse tha se mbetet i hapur për rifillimin e negociatave.

Analistët thonë se hapësira për diplomaci po tkurret Analistët vlerësojnë se vendimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe për të sulmuar anijet tregtare përbën një tjetër goditje ndaj përpjekjeve diplomatike.

“Regjimi iranian po dëshmon edhe një herë se kur SHBA-ja zgjat dorën në frymën e diplomacisë, përballet me një grusht të shtrënguar nga Teherani”, tha për Radion Evropa e Lirë Jason Brodsky, drejtor për politika në organizatën Të bashkuar kundër një Irani bërthamor. “SHBA-ja do të duhet ta përshkallëzojë përgjigjen për t’i dërguar një mesazh Republikës Islamike”, shtoi ai.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës rëndom kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë, rrit ndjeshëm rrezikun e destabilizimit më të gjerë rajonal dhe mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet ndërkombëtare të energjisë, nëse ndërprerja e furnizimeve vazhdon.

Me diplomacinë që po has gjithnjë e më shumë vështirësi dhe me Uashingtonin e Teheranin që po ashpërsojnë qëndrimet e tyre, këmbimet e fundit ushtarake vënë në pah rrezikun në rritje që konfrontimi të zgjerohet shumë përtej rajonit të Gjirit Persik/ RadioEvropaeLirë /.

Burimi: Kallxo