Vjedhje e rëndë në veri të Mitrovicës, persona të panjohur marrin

0%

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur sende me vlerë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 5-, ndërsa është raportuar më 11 korrik rreth orës -.

Ankuesi ka deklaruar se nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy ora dore, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Për këtë është njoftuar edhe prokurori.

Burimi: Telegrafi