Ekskluzive | Kontesti për tokën përfundon me ndërhyrjen e Policisë në

0%

Një mosmarrëveshje për pronën në fshatin Moglicë të Gjakovës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, ndërsa gjatë kontrollit ndaj njërit prej të përfshirëve është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e 11 korrikut, rreth orës , pasi Policia u njoftua për një konflikt që lidhej me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, ankuesi ka pretenduar se Pren Allakaj , 76 vjeçar kishte hyrë me makinerinë e tij të punës në një parcelë, për të cilën ai pohon se është pronar i ligjshëm dhe posedon dokumentacionin përkatës. Në anën tjetër, i dyshuari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se toka ku po punonte është pronë e tij.

Gjatë kontrollit për siguri, zyrtarët policorë kanë gjetur në posedim të të dyshuarit një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat janë sekuestruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin kujdestar, ndaj 76-vjeçarit është iniciuar procedurë për veprat penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com