Antoinette Bower ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare, ylli i “Star

0%

Aktorja britanike me origjinë gjermane, Antoinette Bower, e njohur për rolet e saj në serialet kult “Star Trek” dhe “The Twilight Zone”, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga mikja e saj, Carlotta Glackin, e cila bëri të ditur se Bower ndërroi jetë më 30 prill në një qendër për të moshuar në Eagle Rock, Los Angeles.

Gjatë një karriere që zgjati rreth katër dekada, Bower interpretoi në mbi 100 role në televizion dhe kinema, shkruan DailyMail. Ajo u bë veçanërisht e njohur për interpretimin e Sylvias, alienes misterioze që ndryshon formë, në episodin “Catspaw” të “Star Trek”, të transmetuar në vitin 1967, si dhe për rolin e Eve Norda në episodin “Probe 7, Over and Out” të serialit “The Twilight Zone”.

Në ekranin e madh, aktorja u shfaq në filma si “Superbeast” (1972), “Prom Night” (1980), ku interpretoi nënën e personazhit të Jamie Lee Curtis, si dhe në “The Evil That Men Do” (1984), përkrah Charles Bronson. Gjatë karrierës së saj ajo pati role edhe në seriale të njohura si “Perry Mason”, “Mission: Impossible”, “Columbo”, “Kojak”, “Murder, She Wrote” dhe miniserialin “The Thorn Birds”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E lindur më në Baden-Baden të Gjermanisë, nga një nënë gjermane dhe një baba anglez, Antoinette Bower u transferua në Kanada në vitin 1953, ku nisi karrierën në televizion përpara se të bëhej pjesë e Hollywood-it. Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1992, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në industrinë e filmit dhe televizionit.

Burimi: Telegrafi