E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

0%

FIFA ka gjetur një tjetër mënyrë për të përfituar financiarisht nga Kupa e Botës 2026. Organizata e futbollit ka nxjerrë në shitje copa të barit që do të përdoret në finalen e turneut, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Një copë e vogël e fushës kushton 450 dollarë , ndërsa FIFA e përshkruan produktin si një “pjesë autentike të historisë së futbollit”. Copat e barit do të ruhen në një mbështjellës akrilik me një USB që shërben si dëshmi autenticiteti. Sipas FIFA-s, ky koleksion është krijuar për tifozët dhe koleksionistët që duan të kenë një kujtim nga një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë.

Produktet do të dërgohen vetëm në adresa në SHBA dhe Evropë , ndërsa porositë do të nisin të shpërndahen vetëm pas përfundimit të finales së Botërorit. Vendimi për shitjen e barit vjen në një kohë kur FIFA është kritikuar për çmimet e larta të këtij turneu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Biletat e zakonshme për finalen raportohet se arrijnë deri në 32 mijë e 970 dollarë , ndërsa paketat e luksit me ushqim dhe pije shkojnë deri në 34 mijë e 500 dollarë . Ndërkohë, stadiumi “MetLife” ka qenë objekt kritikash edhe për cilësinë e fushës, pasi zakonisht përdor sipërfaqe artificiale për ndeshjet e NFL-së nga ekipet New York Giants dhe New York Jets .

Futbollistë dhe trajnerë kanë shprehur shqetësime për përshtatjen e saj për një finale të Kupës së Botës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com