Pse paskan luftuar opozitarët aktualë në luftën e fundit në Kosovë?!

0%

Tradhtia ndaj atdheut, apo tradhtia e lartë, është një term me ngarkesë emocionale dhe një polemikë që ngrihet në debatet politike si një akuzë morale, kur veprimet ose vendimet politike perceptohen nga kritikët si të dëmshme për vendin, respektivisht për popullin.

Në politikë ekziston një dallim mes formave të ndryshme të tradhtisë ndaj atdheut, të cilat shpeshherë përfshijnë bashkimin e veprave penale me akuzat politike. Ka disa terma apo përkufizime të tradhtisë, e njëra ndër to është: Tradhtia e lartë, e cila i referohet përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues të shtetit ose minimit të parimeve të tij themelore demokratike.

Ndërsa, sipas mendimit tim, tradhti është gjithashtu edhe mosbashkëpunimi i sinqertë ndërmjet partive politike të opozitës së shtetit tonë, të cilat vetëm pse kanë qenë (ndoshta?!) pjesëmarrëse në luftën e fundit në Kosovë, postin e anëtarit të partisë e konsiderojnë si “fronin e tyre mbretëror”, siç ishte rasti sot, kur anëtarja apo zëdhënësja e një partie politike në opozitë, pa pikë ndërgjegjeje, tha – ja citati: “Kurti të mos merret me partinë tonë; nëse na i plotëson kërkesat, ia bëjmë kuorumin.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çfarë sjelljeje arrogante ndaj shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë! Së pari tha: “Nëse na i plotëson…” Po kush është, more, Kurti që t’ju “plotësojë kërkesat”?

Përveçse kryeministër në detyrë, bartës i mandatit politik dhe asgjë tjetër, por një njeri i sinqertë, i drejtë, i pakorruptuar dhe dashamirës i vendlindjes sonë në çdo aspekt, qoftë politik, social, ekonomik e sidomos në atë të sigurisë.

Përse të flitet për vendlindjen tonë sikur të ishit duke bërë pazare personale, me nënçmime banale, duke ia mohuar të drejtën, kur: KOSOVA, SË PARI, ËSHTË E TËRË POPULLIT, e më pas edhe e Kurtit, ndërsa ju po e etiketoni si “pasuri të luftës suaj”, pra edhe si pasuri tuajën, opozitarë politikë! Së dyti u shpreh: “Ia bëjmë kuorumin.”

PSE, MOJ, KOSOVA JONË DARDANE ËSHTË PASURI E PATUNDSHME E PARTISË SUAJ?! Edhe nëse janë falur mijëra hektarë, vendlindja jonë sot dhe për një milion vjet me radhë është vetëm e popullit dhe e gjeneratave të reja që do të vijnë. Pikë.

Kështu vijmë te përfundimi se tradhtia ndaj shtetit nuk ka brirë dhe, siç po shihet nga zvarritja e situatës politike kohët e fundit, shumica e opozitarëve paskan luftuar VETËM PËR VETE, për sindromën e tyre të vlerës së ulët, e JO PËR KOSOVËN TONË. P.S.

Uluni, bisedoni mes vete me gjuhën e mirëkuptimit, ashtu si para fillimit të sulmeve të NATO-s kundër forcave fashiste të Millosheviqit, nga 24 marsi deri më , dhe mos e maltretoni shtetin tonë duke penguar formimin, përkatësisht konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit. Zoti ju marroftë!

Të bashkuar zgjidheni Presidentin dhe shtojani krenarinë e respektin vendlindjes sonë para botës, sepse e drejta e Kosovës, herët a vonë, do t’ua thyejë qafën të gjithë kundërshtarëve të saj. POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! RRNOFTË KOSOVA JONË – DARDANIA! 🙏

Burimi: Bota Sot