Shpërndaje në: Çdo ndeshje që kalon në Kupën e Botës, Lionel Messi vazhdon të forcohet si futbollisti më i mirë që ka pasur historia e këtij sporti. Ai shkëlqeu në 1/8 e finales në Kupën e Botës duke shënuar e asistuar në fitoren 3:2 ndaj Egjiptit. Fitorja u arrit në dhjetë minutat e fundit, me rikthim. Messi u bë lojtari më i vjetër që shënon e asiston në një ndeshje të Botërorit.
Gol e asistim në Kupë të Botës, Messi ka arritur në pesë ndeshje në përgjithësi. Askush nuk e ka këtë rekord, shkruan BBC të shtunën. Ai është bërë edhe asistuesi më i mirë i Botëroreve, me nëntë në total. E ka kaluar Diego Maradonan. Por, tentimet nga penalltia, janë rekordi negativ i vetëm që e ka Messi në Kupë të Botës. BBC ka pyetur nëse ai duhet t’i gjuajë ende penalltitë.
Messi ndaj Egjiptit e humbi edhe një penallti. Nga 151 penallti sa i ka gjuajtur në karrierë për Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi i ka konverutar 117, ndërsa ka dështuar 34 herë. Ka mesatare të shënimit të golave prej penalltisë prej 77 për qind. Në Kupë të Botës, Messi i ka pasur tetë tentime nga penalltia.
Ka shënuar katër gola, ndërsa katër penallti i ka të humbura. Megjithatë, Messi e ka besimin e plotë të përzgjedhësit Lionel Scaloni. Scaloni ka theksuar se Messi vendos për vete, nëse dëshiron të gjuajë nga 11 metërshi apo jo.
