Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Jusuf Gërvalla”. Pas zbatimit të urdhëresës së gjykatës, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë janë gjetur të mbjella dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi prej 50 dhe 62 centimetra. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “
Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
