De la Fuente: Me Francën është si finale e parakohshme

0%

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në konferencë për shtyp pas kualifikimit në gjysmëfinale të Botërorit, mbas fitores 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale. Ai e pret me besim përballjen me Francën, që do të zhvillohet të martën në Dallas.

Trajneri iberik e cilësoi sfidën ndaj “gjelave” si një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut dhe shprehu bindjen te forca e Spanjës: “Edhe ndeshja me Portugalinë ishte një finale e parakohshme. Jemi mes skuadrave që mund ta arrijnë finalen”. Për Francën shtoi: “J emi plotësisht të përqendruar.

Jemi të vetëdijshëm për potencialin e tyre të madh, por dimë gjithashtu se jemi e vetmja skuadër që i ka mundur në dy gjysmëfinale”, duke kujtuar sukseset në “Euro 2024” dhe Ligën e Kombeve 2025. De la Fuente pret një ndeshje të fortë: “Do të jetë më e hapur se kurrë. Duhet të rrisim nivelin tonë dhe të japim maksimumin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I respektojmë shumë kundërshtarët, por ndihemi të aftë të mposhtim çdo skuadër”.

Burimi: Bota Sot