Rihapet sot Pishina e Gërmisë, ndërmarrja që e menaxhon thotë se

0%

Pishina e Gërmisë do të rihapet nga sot, pasi analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë konfirmuar se uji është i pastër. Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit, NPL “Sport Marketing”, kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKSHPK.

Të premten, ndërmarrja bëri të ditur se rezultatet e analizave tashmë janë kthyer dhe se cilësia e ujit ka rezultuar brenda standardeve. “Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti” , u tha në njoftimin e ndërmarrjes.

NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKSHPK-në për përfundimin e analizave, duke vlerësuar institutin për nxjerrjen e rezultateve “në kohë rekorde”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot