Triumfi i Kombit. Prindër dhe ju intelektualë shqiptarë, mbështesni

0%

Shqiptarë sot më shumë se kurrë mbështesni protestat e rinisë shqiptare, sepse e keni për detyrë kombëtare të mbështesni protestat e rinisë shqiptare, protesta të motivuara kombëtarisht, moralisht, patriotikisht; protesta për dinjitetin dhe krenarinë kombëtare, mbështesni protestat për të vërtetën dhe për drejtësinë;për ndërtimin e shtetit ligjor; protesta kundër krimit, korrupsionit,hajdutërisë dhe të tradhëtisë publike.

Prindër shqiptarë dhe ju intelektualë , mbështesni fuqishëm bijtë dhe bijat trimëresha të Shqipërisë që sot po protestojnë për të fituar lirinë e vërtetë, për të rikthyer shpresën dhe sigurinë për të sotmen dhe për të mos pasur ankth për të nesërmën.

Rinia patriotike shqiptare që po proteston sot prej më shumë se 40 ditësh, është shëmbulli më i mirë dhe është një shans i artë për Shqipërinë e për shqiptarët për t’u ndarë nga trashëgimia e keqe dhe e tradhtisë; për t’u ndarë nga politika e vjetër të pandjesisë njerëzore, zemërzezë dhe e shpirtligësisë që e kanë rrënuar shtetin, Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare; mbështeteni këtë rini heroike që po i thotë stop eksodit, që po kërkon ndëshkimin e tradhëtisë, korrupsionit dhe hajdutërisë së politikës mbi 35 vjecare!Mbështeteni këtë rini të mrekullueshme e cila po tregon vlerat më të larta të mirënjohjes dhe të respektit për sakrificat mbinjerëzore të brezave që kanë dhënë për LIRINË, PAVARËSINË, PROGRESIN DHE PËR PROSPERITETIN!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbështeteni rininë e cila sot po bën dhe po shkruan Epokë dhe Historinë.Fitorja e kauzave të protestave rinore i shërben Triumfit të Kombit Shqiptar! Mbështeteni rininë e cila vrau frikën dhe po ngall shpresën e madhe se Shqipëria bëhet!

Mbështeteni Rininë shqiptare, e cila me protestat e saj po modelon dhe po u jep leksione edhe demokracive perendimore se si protestohet me kaq kulturë, qytetari dhe kaq paqësisht për të fituar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe personalitetin e tij; se si protestohet për ndëshkimin e krimit e korrupsionit të cilët janë kërcënimi më i madh i Sovranitetit Kombëtar.

Rroftë Shqipëria, Rroftë Rinia Shqiptare, Rroftë SHBA Aleati i Madh i Shqiptarëve!

Burimi: Bota Sot