31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të

0%

Shpërndaje në: Tridhjetë e një vjet pasi forcat serbe të Bosnjës kryen gjenocidin në Srebrenicë, ende nuk janë gjetur mbetjet e më shumë se 1,000 viktimave. Më , forcat serbe të udhëhequra nga krimineli i dënuar i luftës Ratko Mladiq, u futën në Srebrenicë.

Pas kapjes së qytetit, mijëra civilë boshnjakë kërkuan strehim në bazën e OKB-së në Potoçari, duke pritur mbrojtje nga paqeruajtësit holandezë që shërbenin nën misionin e OKB-së. Megjithatë, ata që arritën në bazë iu dorëzuan më vonë forcave serbe të Bosnjës, shkroi Anadolu.

Ndërsa gratë dhe fëmijët u lejuan të kalonin në territorin e kontrolluar nga boshnjakët, burrat dhe djemtë u ndanë dhe u ekzekutuan në mënyrë sistematike në pyje, depo, fabrika dhe vende të tjera. Të paktën 8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të fshehur krimin, viktimat u varrosën në varre masive, shumë prej të cilave u rihapën më vonë me makineri të rënda dhe mbetjet u shpërndanë nëpër zonave dytësore, duke e bërë identifikimin shumë më të vështirë. Gjatë viteve, ekipet mjeko-ligjore shpesh kanë gjetur eshtra që i përkisnin të njëjtës viktimë nga varre të shumta masive, duke e zgjatur procesin e identifikimit.

Bazuar në provat e paraqitura para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY), Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi në vitin 2007 se vrasjet në dhe përreth Srebrenicës përbënin gjenocid.

Disa zyrtarë të lartë serbo-boshnjakë, përfshirë komandantin ushtarak Ratko Mladiq dhe udhëheqësin politik Radovan Karaxhiq, u dënuan me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte. Gjenocidi i Srebrenicës mbetet krimi më mizor në Evropë që njihet ligjërisht si gjenocid që nga Lufta e Dytë Botërore.

Deri tash, mbetje nga viktimat e Srebrenicës janë gjetur nga 150 lokacione, përfshirë 77 varre masive. Pavarësisht mbi tri dekadave hetime, mbi 1000 viktima mbeten të zhdukur. Në përvjetorin e 31-të, këtë të shtunë, në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, do të varrosen mbetjet mortore të dhjetë viktimave.

Burimi: Koha