Lottie Moss ishte në qendër të vëmendjes në festën verore të Premier Model Management, e mbajtur në Londër, ku u shfaq me një paraqitje të guximshme që nuk kaloi pa u vënë re. Modelja 28-vjeçare zgjodhi një kostum të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të zeza, ndërsa aksesorët i mbajti në minimum, duke lënë që veshja të ishte elementi kryesor i paraqitjes së saj.
Eventi tradicional, i organizuar vetëm me ftesa, mblodhi modele, stilistë dhe emra të njohur të industrisë së modës, shkruan DailyMail. Lottie, e cila gjatë karrierës së saj ka pozuar për revista prestigjioze si Vogue Paris dhe Elle , si dhe ka ecur në pasarela për marka luksoze si Chanel dhe Sonia Rykiel, duket se po zgjeron aktivitetin e saj edhe përtej modës.
Sipas agjencisë së saj, ajo po përgatit një podcast të ri, projekte televizive dhe një sipërmarrje biznesi. Dalja e saj vjen pak kohë pasi bëri publike lidhjen me partnerin e ri, Themy Kalaitzis.
Çifti është shfaqur së fundmi në disa evente në Londër, ndërsa Lottie nuk ka hezituar të ndajë edhe momente nga romanca e tyre në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
