Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, beson se kombëtarja e tij është gati të eliminojë kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. “Nuk kemi ardhur këtu për t’u ndalur. Kur je kaq afër, uria për sukses bëhet edhe më e madhe”, deklaroi rekordmeni i paraqitjeve për Zvicrën, transmeton media zvicerane “Blick”..
Xhaka pranoi se Argjentina është kundërshtari më i fortë me të cilin janë përballur deri tani, por theksoi se njeh mirë cilësitë e lojtarëve të saj. “Përveç Lionel Messit, njoh shumë mirë edhe Enzo Fernandezin dhe Alexis Mac Allisterin. Luajmë shpesh kundër njëri-tjetrit në Premier League dhe i dimë pikat e forta dhe të dobëta të secilit”, u shpreh ai.
Xhaka kujtoi edhe duelin e Botërorit 2014, kur Zvicra u eliminua nga Argjentina në fazën e 1/8 së finales. “Atëherë zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk mendoj për hakmarrje. Objektivi ynë është vetëm ta fitojmë këtë ndeshje. Kjo është një Zvicër krejt tjetër, me një brez dhe mentalitet tjetër”, tha ai. Kapiteni zviceran nuk e fshehu se vazhdon të besojë në ëndrra.
“Edhe unë jam njeri që ëndërroj shumë. Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet, por për këtë duhet t’i tejkalosh kufijtë e tu dhe të bësh gjëra që ndoshta nuk i ke bërë kurrë më parë”, p ërfundoi Xhaka.
